Vrasjet me pagesë, Admir Tafili porositësi nga burgu, Kristi Pine e Alfred Qefalia ekzekutorë

Pesë muaj pasi u deklarua zbulimi i grupit të strukturuar kriminal  të akuzuar për  vrasje me pagesë, nën drejtimin e  Admir Tafilit nga qelitë e burgut, policia e shtetit dhe Prokuroria zbulojnë dhe dokumentojnë skemën si funksiononte grupi prej 13 personash, 4 prej të cilëve janë ende në kërkim.Admir Tafili akuzohet se ishte drejtuesi i grupit, Kristi Pine dhe Alfred Qefalia ishin ekzekutorë ndërsa pjesë e grupit ishte dhe kunati i Tafilit, Elson Merdani.9 personat e tjerë: Aleksandër Goro, Albano Beqiraj, Adrian Uzuni, Fatos Koka, Dhimitër Zito, tashmë të arrestuar, dhe Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkim luanin rolin e anëtarëve të grupit.  Ndërsa për shtetasit me inicialet J.G., K.XH. dhe F.G. po punohet për të identifikuar rolin që kishin.Ardian Uzuni i arrestuar në Torino të Italisë për drogë ka qenë dhe porositës. Ndërkohë që 4 ditë më parë, 11 korrik 2015, policia arrestoi  Fatos Kokën i cili akuzohet se ka dhënë porosi Kristi Pines për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.Më 15 korrik 2015, përmes një deklarate nga policia e shtetit dhe prokuroria mësohet se është  dokumentuar veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë. Operacioni u kodua “Epilog”."Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të referuara dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka arritur të krijojnë dyshime të arsyeshme bazuar në prova se disa persona, të drejtuar nga shtetasi Admir Tafili, i cili gjendet i dënuar me burgim të përjetshëm, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kanë kryer vrasje me pagesë" thuhet në njoftimin e prokurorisë e cila informon se është kërkuar masa e arrestit burg ndaj anëtarëve të grupit.Të gjithë këta persona dyshohet se kanë organizuar dhe ekzekutuar vrasjen Ibrahim Manit në Shkodër.  Tentuan vrasjen e Edmond Çakmashit në Elbasan, por s’mundën. Çakmashi u plagos rëndë.  U planifikua vrasja e Leonard Muratajt në Durrës por nuk u krye. Murataj u vra më vonë nga dikush tjetër.Gjithashtu, hetimi ka arritur të krijojë mekanizmin e kryerjes së këtyre krimeve, si dhe vendin e fshehjes së armëve të krimit, lidhjet kriminale, personat që kanë dijeni në lidhje me këto krime.Anëtarët e bandës dhe roli1 -Admir Bahri Tafilaj (drejtues i grupit) - i dënuar me burgim të përjetshëm.2 -Kristi Jovan Pine –  (ekzekutor), arrestuar në datë 16.02.2015. Lindur dhe banues ne Elbasan, ishte dënuar më parë për vjedhje me dhunë.3- Alfred Shefqet Qefalia (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015. Lindur dhe banues në Farkë e Vogël , Tiranë , i dënuar më parë për “vjedhje me arme”4- Alksander Ridvan Goro (anëtar), i arrestuar në datë 16.02.2015. Lindur dhe banues në Pogradec , i dënuar me parë për “Vrasja në rrethana të tjera cilësues ndaj punonjësit të Policisë”e mbetur në tentative.5- Elson Pal Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datën 14.02.20156- Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015.  24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim, për motive hakmarrje, kryer ne bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 78/2 e 22 të K.Penal në dëm të shtetasit M. L.7- Adrian Emaz (Isuf) Ozuni (anëtar - porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.8- Fatos Mehmet Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.20159- Dhimiter Bujar Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.201510- Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkim11-    J.GJ12-  K.XH13- F.G.tafili okAdmir Tafili dhe Kristi Pine u njohen në burgun e BradasheshitGjatë hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se shtetasi Kristi Pine ka kryer disa vrasje kundrejt pagesës, të porositura nga ana e shtetasi Admir Tafilaj (i dënuar me burgim të përjetshëm), me të cilin është njohur gjatë kohës që ka vuajtur dënimin me burg në I.E.V.P Bradashesh-Elbasan.Kristi Pine u arrestua në datë 16/02/2015 i dyshuar si autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe se gjatë kontrrollit të banesës dhe një ambjenti në pronësi të tij i janë gjetur dhe seksuetruar dy armë zjarri dhe disa fishekë luftarakë. Disa nga këto krime i ka kryer dhe në bashkëpunim me shtetasin nën hetim Alfred Qefalia.Vrasjet e planifikuara dhe të ekzekutuara1- Grupi kreu vrasjen e Ibrahim Manit në Shkodër2- Tentoi të vrasë Edmond Çakmashin në Elbasan, por s’mundi. Çakmashi u plagos rëndë3- U planifikua vrasja e Leonard Muratajt në Durrës por nuk u krye. “Murataj u  vra disa kohë më vonë, por deri në këtë fazë të hetimit nuk është provuar që vrasja është kryer nga ky grup personash.” informon prokuroria.Admir Tafili  porositi vrasjen e Ibrahim Manes. Ekzekutori Kristi Pine."Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj ndodhën këto ngjarje:  Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.Janë krijuar dyshime të forta se në “Vrasjen me paramendim” kundër Ibrahim Manit, është përfshirë dhe Elson Merdani dhe Dritan Peksani.Admir Tafilit porositi vrasjen e Leonard Muratajt kundret 50 mije euroveGjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë biznesmenin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit" informon policia."Vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murataj, është kryer nga shtetasit nën hetim Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson MerdaniArdian Ozuni porositi vrasjen e Çakmashit, Ekzekutore Pine e Qefalia"Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Ozuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi" informon policia."Janë krijuar dyshime mbi bazën e provave se vepra penale “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë të shtetasit Edmond Cakmashi” është kryer nga shtetasit nën hetim Ardian Ozuni, Alfred Qefalia, Ardian Tafilaj dhe Kristi Pine" informon prokuroria.Fatos Koka porositi nje vrasje ne 2010Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.Arrest me burgNëkuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i është drejtuar gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, në kuadër të këtij procedimiGjykata për Krime të Rënda ka vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” për:1. Admir Tafili (dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të tjera penale)2. Alfred Qefalia (aktualisht, i dënuar nga gjykata e Korçës për ndihmesën ndaj Tafilajt dhe disa të tjerëve për arratisje nga burgu në nëntor 2013)3. Elson Merdani, arrestuar nga Policia në kuadër të këtij procedimi4. Dritan Peksani arrest me burg në mungesë5. Ardian Ozuni, gjendet i arrestuar në Itali, si i dyshuar për trafik lëndësh narkotike (kokainë)Ndërkohë, për këtë procedim, prej disa muajsh gjenden nën masën e sigurisë “arrest me burg” edhe shtetasit Kristi Pine dhe Aleksandër Gora.Të gjithë këta persona dyshohet se kanë organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e Ibrahim Manit,  vrasjen e mbetur në tentativë të Edmond Çakmashit dhe planifikimin e vrasjes së Leonard Muratajt, vrasje e cila s'u krye.Akuzat per Admir Tafilin39 vjeç, lindur dhe banues ne Shkodër, i dënuar me burgim të perjetshem. Aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P. Bradashesh si i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit PenaleAkuzat per Elson Merdanin 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, , i padënuarmë parë dhe është i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale.Akuzat per Ardian Ozunin49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2 e 22, ,278/5 , 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ky shtetas është arrestuar në Torino , Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.Akuzat per Albano Beqirajn24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim, për motive hakmarrje, kryer ne bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 78/2 e 22 të K.Penal në dëm të shtetasit M. L.Akuzat per Dritan Peksanin25 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër i padënuar më parë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.Akuza per grup të strukturuar kriminal"Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar bindjen se shtetasit nën hetim Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani, D.P, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Aleksandër Gora në bashkëpunim të qëndrueshëm midis tyre për një periudhë prej disa muajsh kanë kryer disa vepra penale, kundrej pagesës, pra me qëllim përfitimet materiale, duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal" informon prokuroria.Hetohet dhe per persona te tjere per krime te tjera te grupit"Krahas hetimit për këtë grup kriminal, janë krijuar dyshime të arsyeshme se edhe disa shtetas të tjerë janë përfshirë në disa vepra të ndryshme të tjera kriminale me personat e mësipërm" informon prokuroria.Njoftimi i Prokurorise per operacionin Epilog

Njoftimi i policise per operacionin Epilog