Shtyhet seanca për Dritan Dajtin, mungonte prokurori
Seanca e parë gjyqësore ndaj të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve është shtyrë për tu hapur në 16 shtatore. Mungesa në sallë e prokurorit ka detyruar kolegjin penal në Gjykatën e Lartë të shtyjë seancën gjyqësore ndaj Dritan Dajtit.Prokurori Artur Selmani me anë të një shkrese drejtuar gjyaktës së lartë ka argumentuar se arsyet e mos paraqitjes lidhen me shkaqe shëndetësore.Dosja ndaj Dritaj Dajtit ka përfunduar në gjykatën e lartë pas rekursit të prokurorisë për vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila vendosi se gjykimi ndaj tij ka shkelje proceduriale dhe duhet të nisë gjykimin nga e para.Dajti u dënua në korrik të 2014 nga gjykata e krimeve te rënda me 4 burgime të perjtshme për vrasjen e katër policëve gjate aksionit policore në zonën e plazhit Durrës.