Universi 100 milionë vjet më i vjetër

Shkencëtarët thonë se universi duhet të jetë më i vjetër seç është besuar më parë. Agjencia Evropiane e hapësirës ka publikuar një hartë të re që tregon dritën e parë të university e cila hedh poshtë disa nga parimet themelore të teorisë së Big Bang-ut.Harta e titulluar sfindi Kozmik është pjesë e misionit të teleskopit Planck, që heton origjinën e universit  e ngre pyetje mbi konceptet bazë të teorisë së zgjerimit të universit, të njohur zakonisht si Teoria inflacioniste.Gjatë rrotullimit të vazhdueshëm, Planck skanon gjithë qiellin në gjatësi vale në shkallë milimetri dhe  sub-milimetëri e falë majtejeve tejet të detajuara arrihet  kthimi pas në kohë tek ajo që sipas ESA është  drita e parë e prodhuar ndonjëherë.Me një llogaritje sipas shkëncëtarëve del se universi është krijuar 100 milionë vjet më herët seç është vlerësuar deri më tani.Shkencëtari i Agjencisë Europiane të Shkencës, Jan Tabuer tha se gjatë hulumtimit janë ndeshur me disa dukuri të çuditshme. Është pikërisht këtu, thotë ai, ku i gjithë studimi bëhet interesant sepse në rrjedhjen e supozuar të ngjarjeve, diçka nuk shkonte.