Lohan dënohet me 90 ditë rehabilitim
Nëntëdhjetë ditë rehabilitim, tridhjetë ditë punë të detyruar në komunitet dhe trajtim psikologjik prej 18 muajsh.Kështu aktorja Lindsay Lohan ka rënë dakord për sa i përket dënimit, që ajo mori për shkak të një aksidenti rrugor, ku u përfshi në muajin Qershor.Përpara shfaqjes në Gjykatë, 26-vjeçarja nuk kishte bërë asnjë deklaratë. Akuzat që bien mbi të janë: Dhënia e makinës me shpejtësi në mënyrë të pakujdesshme dhe nën efektin e drogave dhe deklarata false ndaj policisë dhe autoriteteve. Aktorja amerikane ka pasur gjithmonë probleme me ligjin, që prej vitit 2007, kur është arrestuar dy herë për ngarje makine nën efektin e drogave.Të gjitha këto situata e bën aktoren që madje të ketë edhe probleme financiare,deri në shpërngulje nga shtëpia ku ka jetuar për disa vite.