Sharon Stone akuzohet për racizëm

Telashe të reja ligjore për Sharon Stone. Edhe këtë herë bëhet fjalë për punonjësit e shtëpisë.Në vitin 2011, protagonistja e "Basic Instinct" u detyrua të paguajë 232 mijë dollarë dëmshpërblim një kopshtari që u dëmtua në shtëpinë e saj, tashmë akuzat janë më të forta: racizëm, keqtrajtim dhe pushim të padrejtë nga puna të dados së saj filipinase.Sharon duhet të paraqitet në Gjykatën e Los Angeles në datën 30 korrik për t'u mbrojtur nga akuzat e ngritura nga Erlinda Elemen. Gruaja ka punuar në shtëpinë e Stone deri në vitin 2011.Sipas akuzës, Stone i ka thënë dados se filipinasit janë budallenj dhe e ka urdhëruar të mos u flasë tre fëmijëve të saj "për të mos fituar defektet e saj në shqiptim". Madje thuhet se e ka ndaluar të lexojë Biblën.