Holmes: Dua fëmijë të tjerë
E divorcuar nga Tom Cruise, Katie Holmes po përballet me jetën si një nënë e vetme.Megjithatë, ajo nuk ka ndërmend të qëndrojë e tillë për shumë kohë, pas në një intervistë për revistën rozë “Allure”, pranoi se dëshiron që të zgjerojë familjen e saj në të ardhmen.”Nuk e di me kë, por jam e hapur ndaj idesë së pasjes së më shumë fëmijëve në të ardhmen. Do të doja të kisha një familje më të zgjeruar”, deklaroi 34-vjeçarja.Ndonëse pas divorcit ajo duhet të kujdeset e vetme për vajzën 6-vjeçare Suri, në intervistë Holmes tregoi se kjo përgjegjësi e madhe e ka bërë më energjike dhe që prej ndarjes, i është kushtuar edhe stilimit të veshjeve, veç aktrimit.Intervista në “Allure” ishte njëkohësisht një mundësi e mirë për të treguar edhe një herë më shumë linjat e shkëlqyera të Holmes.