Madonna i dhuron një puthje gazetarit

Ajo gjithmonë surprizon dhe befason, jo vetëm më paraqitjet skenike por edhe me veprimet që bën.Modonna kësaj radhe u shfaq në skenën e "Glaad Media Awards" e veshur si sherife police duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.Por intensiteti i vëmendjes u rrit aq shumë kur ajo u ngjit në skenë dhe boom nuk duroi por dhuroi një puthje në buzë gazetarit Anderson Cooper,duke i lënë me gojë hapur të gjithë.Madonna ka marrë pjesë në aktivitetin  e 24-të që zhvillohet për lesbike, gei, biseksualë dhe  transgjinorë në New York.Nuk është hera e parë që Madonna bën veprime të tilla,një nga veprimet e saj po kaq shokues ka qënë në çmimet "Mtv Video  Music " në vitin 2003, kur Madonna i dhuroi puthje në buzë 2 këngëtareve Britney Spears dhe Christina Aguilera.