Sharone Stone, video të riut down
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2013, 14:28
Ylli i Hollivudit, Sharone Stone i është përgjigjur kërkesës së një të riu me sindromën down, i cili e kishte zgjedhur aktoren mes personazheve të famshëm për t’i dërguar një video.I riu, i quajtur Andrea, nga Italia, në kërkesën e tij shkruante për pasionin për teatrin, si dhe e informonte aktoren sexy se nuk mund të lidhej me të për faktin se është i fejuar.Nga ana e saj, Stone nuk ka vonuar t’i dërgojë videon “kolegut”, me një mesazh të ëmbël dhe të ngrohtë ku e falenderonte që e kishte zgjedhur.“Më vjen keq që ti je i fejuar, sepse je shumë king”, thotë aktorja në videon e saj, ku ndër të tjera fton të gjithë që të mbështesin të rinjtë që vuajnë nga sindroma down.