Trasformohet për rolin e ri
Aktorja Eva Mendes ka nxjerrë xhinset e saj të shkurtra nga vitet e adoleshencës dhe ka hequr vetullat për të përkryer pamjen e saj të dërrmuar për rolin e nënës së shqetësuar beqare në filmin e ri "The Place Beyond The Pines".Ylli i filmit "The Training Day" ka dëshiruar të duket më pak si ylli i Hollywoodit dhe më shumë si një grua që vuan për filmin - dhe prandaj përdori disa "truke të vogla"."Kam dashur të sigurohem që ju mund të shihni vuajtjen e saj në fytyrën dhe trupin e saj. Kam bërë disa truke të vogla që dëshiroj t'i mbaj sekret për t'u siguruar që të dukem e dërrmuar. E kam bërë "të thinjurën" e dukshme të flokëve, por një nga truket është që kam hequr vetullat deri te një vijë shumë shumë e hollë dhe me të vërtetë nuk e rekomandoj për pamjen e përditshme"."Nëse dëshiron ta ndryshosh fytyrën dhe të dukesh pak si e çmendur, funksionon."Dhe ato xhinse të shkurtra që ishin aq të tmerrshme kanë qenë të mijat nga viti 1992. Ato nuk rrinë aq mirë, janë të shqyera anash kjo është çfarë kam dashur për të, ajo është e natyrshme."