Vazoja “3-dollarëshe” shitet për miliona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2013, 14:40
Një vazo 1,000-vjeçare kineze, e cila është blerë për pak dollarë në një garazh në Nju Jork, është shitur për më shumë se 2.2 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby.Vazoja i përket Dinastisë Song, e cila ka sunduar Kinën nga viti 960 deri më 1279.Një familje nga Nju Jorku e ka blerë atë për vetëm 3 dollarë në vitin 2007, duke mos pasur ide për vlerën e vërtetë të saj.Por, së fundmi, familja është bërë kurioze dhe e ka dërguar për vlerësim te ekspertët.