Celentano: Të shpëtojmë rrugën Gluck
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2013, 13:53
Adriano Celentano është angazhuar online për të shpëtuar rrugën Gluck, e bërë e famshme nga kënga e tij legjendë.Këngëtari ka postuar në faqen e tij linkun e peticionit “Të shpëtojmë vendet e Djalit të Rrugës Gluck”, e promovuar nga Shoqata e Miqve të Martezianës dhe nga një shoqatë ambjentaliste.Në këtë peticion i kërkohet ministrit të Kulturës që të fusë rrugën ku Celentano ka lindur dhe është rritur me familjen mes objekteve kulturore nën kujdes të veçantë.