Drogë tek stafi i Rihannas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2013, 09:08
Një sasi e vogël droge është gjetur në një ndër dhjetë autobusët, të cilët po transportojnë stafin për turneun e Rihannas.Këngëtarja, e cila së fundi ka filluar turneun e saj botëror “Diamonds”, nuk ka qënë prezente në asnjërin prej automjeteve, kur ato janë ndaluar në kufirin mes Michiganit dhe Kanadasë. Një burim zyrtar i ka thënë faqes së thashethemeve TMZ.com se plot dhjetë autobusë janë ndaluar.Një qen ishte sjellë në bord dhe kishte nuhatur dorën te një pasagjer, i cili më pas është kontrolluar dhe është gjetur një sasi e vogël e marijuanës.