Carla Bruni e quan pinguin presidentin Hollande

Ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni, e ka quajtur presidentin aktual, Francois Hollande, "një pinguin" në këngën e saj të re.Gruaja e Nicolas Sarkozy është e tërbuar ndaj presidentit francez, sepse pas triumfit në zgjedhje, ai refuzoi ta përcillte burrin e saj ashtu siç e donte tradita.Në këngën "Le Pingouin" të 45-vjeçares, e cila është pjesë e albumit "Little French Songs", mes të tjerash thuhet: "Ai duket sovran, por unë e njoh atë, pinguini nuk i ka sjelljet e një zotërie... Pinguinët janë rritur keq"."As i shëmtuar, as i bukur, as i gjatë as i shkurtër, as i ftohtë as i nxehtë, pinguini, as po as jo", thotë më tej këngëtarja.