2 çekët e vrarë në 2015 dhe 2 amerikanët e vrarë në 1924

Më 6 prill të vitit 1924 në afërsi të Mamurrasit u vranë dy turistët amerikanë Robert Coleman nga San Francisco dhe George De Long nga New York. I pari 65 vjeç dhe i dyti 49 vjeç u ekzekutuan në një pritë brenda në makinën e tyre teksa po shkonin drejt Shkodrës. Ngjarja e cilësuar tejet e rëndë në atë kohë u përmblodh më mirë se në çdo deklaratë tjetër nga ajo që tha ambasadori amerikan në Tiranë Ulysses Grant Smith, sipas të cilit, me këtë ngjarje Shqipëria bëri 100 vjet pas. E pra, Shqipëria ishte në kulmin e imazhit pozitiv në atë kohë. Kishte 4 vjet që vendi kishte rikonfirmuar pavarësinë në konferencën e Paqes në Paris, kishte 3 vjet që kishte parlament, që kishte bërë zgjedhje parlamentare dhe diploamcia amerikane kishte nisur një ekspasion diplomatik ndaj vendit që historiani anglez Edëard Gibbon e cilësonte më shumë se 1 shekull më parë se nga Italia mund ta shikosh me sy të lirë mjafton ngrihesh në majë të gishtave të këmbës, por është po aq e panjohur sa Amerikan Qendrore. Këtë situatë nuk e ndihmoi dot as arrestimi i disa të cilësuar vrasës të dy amerikanëve, ndërkohë që një 20 vjecar pak ditë më pas u var në mes të Tiranës, edhe ai si autor. Tashmë dihet si një fakt historic se sa herë u kryhen hetime në atë kohë, vrasësi ishte thjesht një kriminel që tërhoqi këmbëzën e pushkës sepse nxitësit dhe autorët e vërtetë vinin nga Serbia fqinje për arsye që tashmë dihen. Por duket sikur ngjarjet në Shqipëri përsëriten e përsëriten deri në detaje. Më 3 korrrik 2015, pas më shumë se 91 vjetësh, duket sikur gjithçka ka ndodhur për të dytën here me të njëjtin skenar, gati me të njëjtën mënyrë dhe pothuajse në një vend të përafërt. Kur të gjitha agjensitë e huaja të lajmeve e paraqisnin Shqipërinë si destinacionin nga më të mirët në botë, papritur ndodh një ngjarje që e hedh në erë këtë supereklamë për Shqipërinë. Ekzekutohen në një krim makabër Michael Stavos dhe Anna Kosinova, një djalë dhe një vajzë pikërisht dy nga ata mqindra e mijra që ishin magjepsur nga bukuritë shqiptare. Ngjarja që shokoi gjithë opinionin nuk shpëtoi nga disa detaje që sërish të shokojnë. Vrasja nuk është bërë për grabitje dhe dy çekëve nuk u është marrë asgjë nga trupi. Por për cfarë është kryer ky krim? Kë ka dëmtuar dhe cilat janë pasojat e tij? Tashmë ne kemi një autor dhe policia duhet të përgëzohet për kapjen e tij, por a mund të themi se 20 vjecari Sokol Mjacaj që dyshohet, është vetëm një vrasës dhe kaq? Askush në fshatin Prekal dhe në tërë Shkodrën nuk e beson se dikush mund të vrasë në këtë mënyrë. Përse mos ta themi troç se ky krim ka bërë që shumë agjensi dhe shtete të huaja përreth nesh kanë fërkuar duart në një kohë kur Shqipëria po pësonte boom turistësh? Përse mos ta themi se pikërisht këtë rritje të turizmit shqiptar nuk e duan ata që ne i kemi cilësuar përherë armiq sepse kjo do të thotë rritje ekonomike dhe rritje ekonomike do të thotë akoma një Shqipëri më të fortë? Ishte ngushëllim i madh ajo që gazetarja e njohur çeke Barbara Prochazkova tha gjatë emisionit që unë drejtoj se vitin e kaluar kishte bërë muajin e mjaltit në Shqipëri dhe pavarësisht vrasjes së dy bashkëkombasve të vet, ajo do vinte sërish. Por a mjafton kjo? Prandaj, pas vrasjes së dy turistëve çekë na shkon mendja te ajo që tha ambasadori amerikan 91 vjet më parë, por që na duhet tat hemi në një kontekst tjetër: Sa vite prapa bëri turizmi shqiptar pas kësaj vrasje?