Merkel: Nuk ka azil, Rama: Në Nëntor gati për çeljen e negociatave

Kancelarja Gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp që pasoi takimin e tyre kokë më kokë ishin krejt të qartë në konkluzione dhe angazhime dhe premtimet për të ardhmen e Ballkanit. Fushat e bashkëpunimit  ekonimik mes dy vendeve janë përcaktuar me nënshkrimin e 6 marrëveshjeve për energjine, turizimin telekomin, arsimin profesional por kancelarja Merkel ishte e qartë në kërkesën e saj që investimet duhen garantuar  me baze ligjore te sigurt.Angela Merkel: Për  Shqipërinë janë mjaft të rëndësishme krijimi i kushteve ligjore te besueshme sepse mendoj që investitorët gjermanë kanë nevojë për tu besuar këtyre kushteve dhe situatës juridike.Çështja e azilkërkuesve u prek nga kryeministri shqiptar  Edi Rama i cili e sheh si çështje sigurie por edhe si problem social, ndaj dora i shtrihet serish Gjermanisë për ndihmë.Edi Rama: Ne e dimë fare mirë se shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në BE, kjo është një cështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, gjë për të cilën bashkëpunimi ynë me Gjermaninë dhe me vendet e BE ka qenë dhe mbetet në nivlein më të lartë, por edhe problem social.Përballë kësaj kërkese të hapur për ndihmë në lidhje me uljen e kërkesave të azilkërkuesve  vjen dhe mbështetja e menjehërshme nga zonje Merkel.Angela Merkel: Nuk është një vend prej të cilit azikëkruesit do të njihen si azilantë. Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe mendoj se Shqipëria bën pjesë në ato vende që mund ta ofrojë fuqinë punëtore.Kancelarja Gjermane mohoi të jetë ngadalësuar procesi i zgjerimit, dhe sqaroi se është rritur siguria e këtij procesi. Në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë kushtet fillojnë me reformen në drejtesi.Angela Merkel: Në fakt jemi duke përcaktuar afatet e qarta në këtë proces. Ajo që na i përcakton rritmin është përmbushja e standardeve apo e qëllimeve dhe objektivave.  Më lejoni të përmend prioritetin e reformës në sistemin e drejtësisë janë bërë progrese në këtë drejtim, por nuk është realizuar në mënyrë të plotë dhe sigurisht që KE i kushton rëndësi realizimit në mënyrë të plotë dhe më pas edhe faktit nëse ajo që është letër zbatohet në mënyrë të plotë.Edi Rama: Duke pasur në tavolinën tonë listën e kërkesave që duhet të plotësojme  bazuar mbi 5 prioritetet e përcaktuara nga Komisioni Europian, ne kemi marrë një zotim dhe do ta mbajmë. Në fund të vjeshtës së këtij viti do ti plotësojmë të gjitha, përfshirë edhe gjithë pakëtën e reformës në drejtësi.Konferenca për shtyp kishte ne sfond vepren nje artisiti bashkohor qe jo rastesisht është gjerman dhe që jo rastësisht paraqet një duarshtrëngim.Edi Rama: Kancelare, pamja e dorështrëngimit në sfondin e kësaj konference është vepra e një bashkëkohësi të madh gjerman, i cili bujarisht pranoi të ekspozonte veprat e tij në këtë sallë e cila do të jetë salla e ekspozitave dhe shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë dorën tuaj të shtrirë të miqësisë dhe të partneritetit në këtë kohë kaq komplekse për Europën teksa shqipëria gjendet në një momëent kaq vendimtar të rrugëtimit të saj në BE.Mesazhet e kancelares, Merkel në forumin ekonomik: Administratë efiçente, luftë krimit dhe korrupsionitVizitë historike, Merkel takim me Ramën në Kryeministri, qëndron për 4 orë në TiranëVizita në Tiranë, Merkel takohet me Nishanin: Jo lodhje nga zgjerimi, presim reforma të thellaPjesë nga konferenca Rama-MerkelAngela Merkel: Jemi duke përcaktuar afatet, ajo që na përshpejton është përmbushja e standardeve. Duhet hartuar një plan masash, veprimesh, këtu ka prioritete të caktuara që i vendos KE. Më lejoni të përmend prioritetet e reformës në drejtësi. Janë bërë përparësi, por ka shumë për të bërë. Unë e di që shumë vende presin që ky proces duhet të shkojë përpara, por ne nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificial. Ne e duam anëtarësimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor.merkeliRama: Në vjeshtë do kërkojmë hapjen e negociataveEdi Rama: Ne kemi marrë një zotim dhe do ta mbajmë që në fund të vjeshtë së këtij viti do ti plotësojmë të gjitha, përfshirë edhe reformnë në drejtësi. Në atë moment na lind e drejta që të kërkojmë një datë për të filluar negociatat për anëtarësim ne BE. Unë jam i bindur se përsa në takon ky është një proces që vlerën e ka këtu dhe për ne. Jam i bindur se kancelarja do të jetë e para që do të na mbështesë për hapjen e negociatave.Edi Rama: Integrimi i Ballaknit nevoja edhe e BE Përpsektiva nuk është e ndarë, por e përbashkët, ashtu sikur besoj se integrimi i Ballkanit nuk është vetëm nevojë e jona, por edhe nevoje e BE, sepse nuk besoj se ka mendje normale në BE që duan ta shohin kufirin e konflikitit në anënë tjetër të Adriatikut. Nesë humbasim Europën, kjo nuk është keq vetëm për fëmijët tanë, por edhe për ju.Unë e di që dukemi pak si jashtë mode, ne në Ballkan që duam të hyjmë ndërkohë që ka të tjerë që duan të dalin. Ne preferojmë të jemi më mirë jashtë mode sesa ti bashkohemi një vale antieuropiane për të dalë nga historia dhe për të shkuar në drejtim të paditur.Edi Rama:  Jam mirënjohës kancelares Merkel që është këtu me ne në vizitën e parë të një kancelari Gjerman në Shqipëri. E dinë të gjithë sa shumë cështje kërkojnë kohë nga e saja, kriza e thellë në Greqi dhe sfidat brenda BE, problematika e emigracionit, marrëdhëniet e Europës meRusinë, kërcënimi terrorist, etj, por të gjithë duan të dinë opinionin e kancelares gjermane.Ka një vlerë të madhe për ne, që megjith këto ajo tregon një kuptim të thellë të rajonit tonë dhe po ashtu ka rëndësi të madhe që vetë kancelarja i kupton përpjekjet dhe vështirësitë tona për të sjellë ndryshimet drejt një demokracie europiane.Patëm një diskutim të shkëlqyer të cilën Merkel na mundësoi të flasim hapur mbi të ardhemen e përbashkët. Ne emër të gjithë shqiptarëve dua tju them një faleminderit që ju dhe Gjermania i jepni Shqipërisë mundësinë të jetë pjesë e një Europe të bashkuar.Është një paqe europiane mes popujve të dalë nga konfliktet të cilat përmes reformave këmbëngulin tek projekti i BE. Ne e dimë se askush përveç nesh nuk do ti bëjë reformat për tu bërë më në fund pjesë e BE, por edhe Europa duhet të bëjë pjesën e saj.Azilkërkuesit, Rama: Problem sigurie dhe social "Ndamë të njëjtin shqetësim serioz, shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në BE, kjo është një cështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, por edhe problem social. Shqipëria është e vendosur për reformat reale. Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë apo reduktim suksesesh. Duhet të flasë realiteti i transformimit të vendit."Angela Merkel: Nga Shqipëria duam fuqi punëtore, jo azilkërkues"Kemi mundësi edhe më të mëdha për të arritur rezultate edhe më të mirë në bashkëpunimin ekonomik. Për Shqipërinë me rendësi është krijimi i kushteve ligjore sepse investitorët duhet të kenë besim në kushtet ligjore. Në mbështesim Shqipërinë në këtë drejtim.Folëm edhe për reformat në sistemin e drejtësisë. Shqipëria ka mundësinë të shfrytëzojë eksperiencat e Evropës, sidomos atë të korrupsionit.Sektori i turizmit, energjisë, telekomunikacionit mendoj se politka mund të angazhohet në krijimin e kontakteve, folem për perspektivat e rinisë.Folëm për azilkërkimet. Shqipëria ka një bashkëpunim, me arsimin profesional do të shikojmë cmund të bëjmë në këtë drejtim. Do bëjmë të qarta se cilat diploma do të ishin të nevojshme...Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen si azilantë, por sigurisht që Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore dhe Shqipëria e ka këtë mundësi."merkel rama