Kukës, mjalti pa treg shitje, bletarët kërkojnë një pikë grumbullimi

Më shumë se 600 bletërritës të qarkut të Kukësit kërkojnë mundësinë e tregut për mjaltin që ata e kanë burim jetese ose ngritjen e një pike grumbullimi në Kukës, Has e Tropojë.Sipas tyre mbështetja subvencionuese nga shteti, është e papërfillshme, pasi nga 600 bletërritës që ka qarku këtë vit janë ndihmuar vetëm 14 bletarë.Edhe drejtues vendorë, u bëjnë apel institucioneve që të mbështesin këta bletarë, me politika konkrete.Qarku i Kukësit ka kullota të shumëllojshme që favorizojnë zhvillimin e bletarisë, me mbi 106 mijë hektar me pyje, livadhe e kullota malore.Për të dytin vit radhazi, Këshilli i Qarkut organizoi panairin e mjaltit, ku u prezantuan lloje të ndryshme si: Dyll, Qumësht blete, Propolis etj.