Kancelarja gjermane gruaja më e fuqishme në botë, konsiderohet si liderja e BE

Angela Merkel është sot gruaja më e fuqishme në botë, dhe konsiderohet si liderja defakto e Bashkimit Europian. Karriera e saj politike nisi në moshën 36 vjeçare dhe gjatë këtyre viteve ajo ka thyer disa rekorde politike duke u bërë gruaja e parë Kancelare, gruaja e parë kryetare partie, por edhe gruaja e parë me pushtet dhe ndikim kaq të madh në botë.Angela Merkel, gruaja e hekurt e Europës, koniderohet sot si liderja defakto e Bashkimit Europian. Në 2013 ajo u klasifikua si personaliteti i dytë më i fuqishëm në botë nga revista “Forbes” dhe sot mbetet në 5 vendet e para të këtij klasifikimi.Ndërkaq në maj të 2015, revista “Forbes” e renditi për të shtatin vit me radhë si gruan më të fuqishme në botë.Kontaktet e para me politikën Merkel i pati në moshën 36-vjeçare, kur u bë pjesë e lëvizjes demokratike të vitit 1989 dhe pas rënies së murit të Berlinit mbuloi rolin e zëdhënëses së qeverisë së Gjermanisë lindore.Më bashkimin e Gjermanisë ajo nisi jetën parlamentare dhe mbajti disa poste të rëndësishme në qeverinë e Helmut Kohlit.Me kalimin e viteve ajo i forcoi pozitat në Unionin Kristian Demokrat derisa në vitin 2000 u zgjodh si kryetare e saj.Në 2005, Angela Merkel u zgjodh Kancelarja e parë grua e Republikës së Gjermanisë dhe është drejtuesja më jetëgjatë e një qeverie në mesin e vendeve të BE-së.Merkel tashmë ka krijuar figurën e një lideri pragamatik dhe me këmbe në tokë, duke u konsideruar edhe si “Nëna e Kombit”. Ajo është shnëdrruar në emblemën e shtrëngimit fiskal, duke imponuar mbikqyrjen e ashpër të BE për ti dhënë zgjidhje borxheve të vazhdueshme të Europës Jugore.Merkel nxiti krijimin e Unionit Bankar Europian, një transferim të pushtetit mbikqyrës në Bankën Qendrore Europiane dhe Komisionin Europian.Sot Gjermania falë politikës së ndjekur nga Merkel zotëron ekonominë më të fuqishme në Europë dhe është financuesja më e madhe për shpëtimin e Eurozonës.Qëndrueshmëria ekonomike e Gjermanisë dhe niveli i ulët i papunësisë ka bërë që popullariteti i Kancelares të jetë gjithnjë e në rritje në atdheun e saj. Politika e Angela Merkel nuk ka lënë asnjëherë mënjanë vendet e Ballkanit.Kancelarja e Republikës gjermane ka marrë drejtimin e politikave ballkanike, duke kërkuar te ndërhyje për vende në krizë ashtu si kunder është aktualisht Greqia.fakt duke qënë një gjermano-lindore ajo e njeh mjaft mirë botën e vendeve post-komuniste, ndoshta kjo është arsyeja që prej dy vitesh Merkel është shndërruar në protektoren e Ballkanit Perëndimor në BE. Angela Merkel u lind në Hamburg në 17 Korrik të vitit 1954.I ati, një pastor luterian pak kohë pas lindjes së saj u transferua në Gjermaninë Lindore, ku Merkel përfundoi studimet e larta për fizikë.