Ulje-ngritjet e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë, kulmuan në ‘99
Marrëdheniet diplomatike mes Shqipërisë e Gjermanisë u vendosën për herë të parë ne vitin 1987.Kishte kaluar një dekadë që nga ndërprerja e raporteve diplomatike dhe ekonomike me Kinën dhe vendi ishte në ditë vërtetë të vështira.Mesazhet nga Gjermania ishin dhënë me kohë. Por, politika shqiptare udhëhiqej nga ideologjia dhe parimet komuniste, nuk e lejonin veshtrimin nga perendimi.Çdo hap, për hapjen e Shqipërisë me perëndimin konsiderohej si kërcënim për lirinë e pavarësinë e vendit, si shmangie nga rruga e socializmit dhe si rënie në prehërin e kapitalizmit. Kjo qe arsyeja që Shqipëria nuk vlerësoi aspak mesazhet shumë të qarta e që vinin direkt nga Bonn-i.Mesazhe që u dhanë fillimisht nga kryeministri i Landit të Bavarisë në atë kohë, Franc Jozef Shtraus që vizitoi Shqipërinë tri herë në harkun kohor mes viteve 1984-1987. Vizita e tij e parë ishte në gusht të vitit 1984, një vit para vdekjes së diktatori komunist Enver Hoxha.E dyta vizitë e Shtraus është zhvilluar në maj të vitit 1986 dhe e treta në nëntor të vitit 1987. Franc Jozef Shtraus njihet si një ndër zyrtarët e lartë më të spikatur të Gjermanisë, për aftësi të veçanta në fushën e diplomacisë. Për këtë arsye ai ishte përzgjedhur nga qeveria gjermane për një mision, i cili rezultoi i pamundur në Shqipëri.Bëhej fjalë për plan gjerman investimesh prej 100 milion markash gjermane. I biri i Franc Jozef Shtraus, Maks Shtraus, e kujtoi pas 30 vitesh këtë vizitë të të atit, duke e cilësuar si një shans të humbur për Shqipërinë.Dy ardhjet e tij të para në Shqipëri u cilësuan nga regjimi komunist si vizita private, megjithëse në të vërtetë ai u prit nga zyrtarë të lartë. Në vizitën e tij të tretë, e cila ishte tashmë zyrtare, politikani i lartë gjerman u takua me udhëheqësin komunist të kohës, sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia.Raportet mes dy vendeve kanë njohur një pikë kulmore gjatë luftës në Kosovë. Kontributi gjerman ka qenë i çmuar jo vetëm në aspektin financiar por edhe atë diplomatik, pasi e vlerësonte Shqipërinë si një faktor stabiliteti në rajon.Gjatë kësaj periudhe, shteti gjerman dha qindra milionë marka për të mbështetur refugjatët e Kosovës, madje mijëra prej tyre, u strehuan për një periudhë të përkohshme në Munih.Pikërishit në këtë përiudhë, më 11 shkurt të vitit 1999 vizitoi Shqipërinë kancelari gjerman Gerhard Shreder. Ai qëndroi për rreth tre orë në Tiranë për t`u drejtuar më pas në Kukës atje ku ishin përqëndruar refugjatët shqiptarë të Kosovës, për shkak të luftës.Po kështu, veç kancelarit Schrëder, që është vizita e parë e një kreu të qeverisë gjermane në Shqipëri, erdhën disa herë ministrat e Jashtëm Kinkel e Fischer, ministri i Brendshëm Schilly, ministri i Mbrojtjes Sharping e shumë Ministra të tjerë.Gjermania ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe tani në procesin për anëtarësimin e saj në BE.Gjermania ishte krah vendit tonë më 24 qeshor 2014, kur Shqipëria mori statusin kandidat për në BE. Berlini zyrtar tashmë po mbështet çeljen e negociatave për antarësim.Shtimi i vrullshëm i marrëdhënieve mes vendeve tona u dëshmua edhe me ideimin nga Merkel të "Procesit të Berlinit".Më 28 gusht 2014, u mbajt Konferenca e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Dy pika kryesore qenë në vëmendje: Rritja e bashkëpunimit rajonal dhe integrimi në BE.Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeminsitri Edi Rama dolën në një konferencë të përbashkërt për mediat, për të shprehur angazhimin për këto qëllime.