Raportet tregtare, Gjermania partneri i pestë i tregtisë me Shqipërinë

Gjermania është një partnere e  Shqipërisë, dhe ka një rritje të mbështetjes ekonomike e financiare, por shkëmbimet tregtare janë ende në një nivel të ulët.Nga pikëpamja e vëllimit tregtar, Gjermania në vitin 2014 renditej si partneri i pestë tregtar më i madh me Shqipërinë, pas Italisë, Greqisë, Turqisë dhe Kinës dhe zë vetëm 5% të shkëmbimeve tregtare.Tekstilet dhe këpucët janë sektorët që kanë nivelin më të lartë eksporteve dhe më pas vijnë pasjistet e manikenerive dhe  pjesët e këmbimi.Në vitin 2014, vepruan 146 ndërmarrje gjermane dhe të përbashkëta shqiptaro - gjermane nga 121 që ishin në vitin 2010, dukë pësuar një rritje me mbi 20%.Vëllimi tregtar me Gjermaninë në vitin 2014 ishte rreth 40.2 miliardë lekë (287 milionë euro) duke pësuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me vitin 2010.Ndërkohë, Republika Federale e Gjermanisë është donatori më i madh ndër vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri.Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane, 48 orë përpara vizitës së kancelares Angela Merkel në Tiranë, nënshkruan 6 marrëveshjeve dypalëshe. Ato përqendrohen në përmirësimin e sistemit energjitik, furnizimin me ujë të pijshëm, ndërkohë që një tjetër marrëveshje prej 10 milionë euro do të përdoret si rifinancim për ndërmarrjet e vogla e të mesme në zonat urbane.Që nga prill 2010 ekziston një marrëveshje dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë për shmangien e taksimit të dyfishtë.