Merkel-Hollande: Nesër presim nga Tsipras propozime serioze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2015, 20:24
Në takimin e kancelares Angela Merkel, me presidentin e Francës Hollande, u tha që nesër priten propozime serioze nga qeveria e Tsipras.Kancelarja Angela Merkel tha se diskutimet mes palëve do të udhëhiqen nga parimet e solidaritetit, një thirrje kjo e përsëritur edhe nga Hollande. Merkel tha se do të pranojmë rezultatet e referendumit.Hollande tha se dera ëshë e hapur për negociata.“Presim që Tsipras të bëjë propozime serioze dhe të besueshme në mënyrë që të mbetet në zonën euro. Ne respektojmë rezultatin e referendumit, respektojmë votën e grekëve”, u shpreh Presidenti i Francës.