KMSH kërkon pronat, betejë ligjore me hapësirat që pretendon

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të nis një beteje ligjore për disa padrejtësi në lidhje me cështjet e pronës së këtij institucioni. Zyra e shtypit e Komunitetit Mysliman nëpërmjet një njoftim për mediat thotë se më 7 korrik në Gjykatën e Apelit do të ketë një qëndrim ndaj kësaj situate të mbartur ndër vitesh ku janë "grabitur" pronat që i përkasin KMSH.Ora News pyeti burime zyrtare të cilat thonë se bëhet fjalë për prona në qëndër të Tiranës, që qindra vjetë kanë qene vakëf. Një ndër të cilat, është godina e Dhomës  së Tregtësisë dhe Industrisë, në fillimin e Rrugës së Kavajës tek ish lidhja e shkrimtarëve.Sipas pretendimeve të KMSH ka një hapësirë mbi 3000 m2 që i përketë komunitetit por që janë zabtuar nga subjekte të tjera.