Shpërthimet kamikaze të Boko Haram, 300 të vdekur në një javë

Një ditë dhune ekstremiste kundër myslimanëve dhe të krishterëve i mori jetëm më shumë se 60 personave në Nigeri, duke përfshirë edhe besimtarëve në një xhami të cilët kishin shkuar për të dëgjuar një klerik të njohur që predikonte bashkëjetesën paqësore të të gjitha besimeve.Militantët e organizatës terroriste Boko Haram u fajësuan për këto shpërthime vetëvrasëse mbrëmjen e të dielës më 5 korrik, në një xhami të mbushur me njerëz dhe në një resotorant mysliman në qendër të qytetit Jos.Një kamikaz tjetër hodhi veten në erë pranë kishës ungjillore të krishterë në veri-lindje të qytetit Potiskum. Sulme të tjera kanë ndodhur në këtë zonë ku janë djegur me dhjetëra kisha e shtëpi.Presidenti Muhammadu Buhari dënoi sulmet ndaj vendeve të kultit dhe tha se qeveria do t’i mbrojë të gjithë nigerianët dhe besimet e tyre të lira.Ky ishte sulmi i fundit nga ekstremistët e Boko Haram, që kanë vrarë të paktën 300 njerëz në javën që kaloi.Sulmi më vdekjeprurës ishte ai i të mërkurës, ku mbetën të vdekur më shumë se 140 persona, më shumë burra dhe fëmijë që luteshin në një xhami.Nigeria Boko Haram Nigeria Boko Haram