Basha: Pushteti vendor në krizë. Ku është ligji i decentralizimit?
Kreu i Partisë Demokratike, ka mbledhur sot pasditë 15 krerët e bashkisë që dolën fitues nga kjo forcë politike në zgjedhjet e 21 qershorit. Lulzim Basha tha se mungon ligji i decentralizimit, që u premtua pas hartës territoriale. kryedemokrati tha se pushteti vendor është në krizë.Lulzim Basha: Ku është ligji i decentralizimit? Pas hartës së territorit u premtua një ligj, i cili do ta çonte me thellë decentralizimin. Do të përcaktonte kompetencat e kryetarëve, të këshillave bashkiakë. Do të përcaktonte qartë marrëdhëniet me qeverinë qendrore. Fondet e taksapaguesve nuk mund të jenë kurrë as të kryeministrit, as të kryebashkiakut dhe shpërndarja e tyre në varësi të secilës mund të themi nëse kemi të bëjmë me një cuarje përpara apo kthim prapa. Ne kemi kërkuar bërjen e këtij ligji. Ka humbur dy vite dhe sot thoshte se nuk kemi hohë për të humbur. Në vend që të angazhohet për ta zgjidhur këtë krizë të madhe. Në vend të angazhohet për ti dhënë drejtimin boshllëkut ligjor dhe udhëkryqit ku i ka çuar bashkitë dhe qytetarët, në vend që të kthehet në rrugën europiane, të ligjit, të ndarjes së qartë të detyrave dhe pushteteve, respektit për të zgjedhurit e drejtpërdrejtë nga qytetarët vazhdon lojra orientale të pushtetit.Basha e quajti një shfaqje të shëmtuar, takimin e sotëm të Ramës me kryebashkiakët, ndërkohë që nuk hedh asnjë hap për ligjin e pushtetit vendor.Lulzim Basha: Shfaqja e sotme ishte një shfaqje e shëmtuar, e denjë vetëm për kohërat e errëta mesjetare, me një mentalitet feudal thërriten për të bërë shfaqje kryetarët e bashkive. Rrinë të heshtur përpara një kryeministri që reciton të njëjtën poezi, që ka dy vite që reciton pa bërë asgjë, pa hedhur asnjë hap në drejtim të konkretizimit të një angazhimi dhe një detyre kryesore të Shqipërisë, edhe në raport me traktatatet ndërkombëtare, siç është karta e autonomisë vendore, Ligji për pushtetin vendor. Ftesat me telefon, pa axhendë për shfaqje mediatike për të vazhduar fushatën e llafeve dhe e sulmeve ndaj opozitës nmdërkohë që situata është kritike janë shenjë e madhe papërgjegjshmërie. Sot për fat të keq u manifestua edhe njëherë ajo që pamë gjatë fushatës se nuk respekton asnjë kryetar bashkie si të tillë as demokratë, as socialist. Thjesht i trajton si vartës, si zgjatim të tekave të tij