Drejtoria e emigracionit : Trajtim sipas strategjisë në fuqi emigrantëve nga Greqia
Pas shqetësimit të ekspertëve për ndikimin që do të ketë në ekonominë vendase kthimi i emigrantëve nga Greqia, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë deklaron se ka në fuqi një strategji për trajtimin e të gjithë të kthyerve. Ndërkohë deri tani nuk janë marrë masa shtesë.Drejtoresha e Emigracionit: “Ne kemi një plan masash të cilat monitorohen nga MMSR. Zbatimi i këtij plani masash po ndiqet në këto vite, që në pikat e kalimit të kufirit, shtetasit shqiptarë që kthehen nga emigracioni, si në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe, ashtu dhe shtetasit e kthyer me forcë, përballen me punonjësit e kufirit dhe të emigracionit të cilët i shoqërojnë si me pamflete dhe me fletë orientuese, ashtu dhe me bukë, ujë, medikamente dhe mjete financiare deri në qendrën më të afërt të banimit”.Punësimi i emigrantëve të kthyer është një ndër problemet më të mëdha me të cilin do të përballet Shqipëria në rast fluksi të kthyerish.Drejtoresha e Emigracionit: “Mund të them që një shifër e konsiderushme e atyre që janë afruar drejt sporteleve tona sot janë në punë, ndërkohë që janë futur në skemat e formimit professional me tarifë 0”. Drejtoresha e Emigracionit shpjegon se shkollimi i fëmijëve të emigrantëve është një shërbim tjetër që u ofrohet me qëllim integrimin e tyre. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë viteve të fundit, rreth 150 mijë emigrantë janë kthyer në atdhe, shifër që pritet të rritet pas krizës së fundit në Greqi.