Bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë javës

Bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë gjithë javës. Ishte ky vendimi i qeverisë greke, pas referendumit që tregoi refuzimin e qartë të grekëve ndaj reformave të kreditorëve.Ministri i Ekonomisë Giorgos Stathakis  tha se të gjithë qytetarët grekë do të mund të tërheqin 60 euro nga automatet deri të premten, nëse Banka Qendrore Europiane nuk ndërpret likuiditetin për bankat greke. Zyrtarë të lartë të qeverisë në Athinë i kanë bërë thirrje insitucionit më të rëndësishëm financiare në Europë të rivendosë menjëherë në funskion likuiditetin emergjent për bankat greke, një deklaratë kjo e nënshkruar nga kryeministri Aleksis Tsipras, lideri i PASOK-ut, ai Demokracisë së Re dhe Potamit.Çfarë do të vendosë Banka Qendrore Europiane, pritet në orët në vijim, teksa financat e Greqisë tashëm janë në duart e Euclid Tsakalotos, i cili erdhi në këtë post pas dorëheqjes së Janis Varufakis.Tsakalotos ka lindur në Rotterdam në Holandë dhe ka një CV të pasur me studime në Britani. Kurse Varufakis njoftoi dorëheqjen e tij të papritur më një postim në Twitter. Ai tha se ishin Liderët e Eurogrupit që kërkuan largimin e tij , një kërkesë e përkrahur edhe nga kryeministri Tsipras. Sipas analistëve, largimi i tij mund të përmirësojë pozitën e Tsiprasit për marrëveshje me partnerët evropianë.