6 marrëveshje me Gjermaninë, me vlerë 118 mln euro

Në prag të vizitës së kancelares Angela Merkel, ministri i Financave dhe ambasadori gjerman nënshkruan disa marrëveshje të cilat kapin shumën mbi 118 milion euro.Financimet do të realizohen në furnizimin me ujë të pijshëm, në sektorin energjitik si dhe në rritjen e sigurisë së digave për të shmangur përmbytjet.Gjithashtu vëmendje në këto marrëveshje dypalëshe i është kushtuar edhe sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjermani ka investuar në Shqipëri rreth 370 milionë euro në 25 vite.