Vlorë, zbulohen 900 rrënjë kanabis në 15 parcela
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2015, 19:31
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjesuar 15 parcela të kultivuara me bimë narkotike.Përmes një njoftimi zyrtar policia lokale bëri të ditur se gjatë aksionit u gjetën dhe u asgjesuan mbi 900 rrënjë bimë kanabis sativa. Droga kultivohej në parcela që u zbuluan në fshatrat Lakatund, Gorisht dhe Lapardha.Ndërkaq policia ka nisur një hetim të plotë për të identifikuar dhe arrestuar kultivuesit e bimës narkotike, e cila ishte thuajse gati për korrje.