Vrasja në Lezhë, asnjë i arrestuar. Policia: 5000 euro kush jep informacion për autorin

Të paktën 16 persona janë shoqëruar nga policia e Lezhës dhe po merren në pyetje, për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e 23-vjeçarit Kristian Marku.Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit në lagjen “Besëlidhja” ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që nga të shtënat janë terrorizuar dhe qytetarët që në momentin e vrasjes kanë qenë të shumtë në zonë.Vrasja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dieles përballë kompleksit të shkollave të qytetit.Viktima i atentatit Kristjan Marku 23-vjeç, sipas policisë nuk njihej si problematik, ndaj po hetohet pista e ekzekutimit pas një konflikti të çastit.Ndërkohë nga të shtënat me armë që për blutë e Lezhës nga mënyra si u qëllua nga një makinë në lëvizje dhe nga shpejtësia e veprimit është e një tipi mafioz, ka mbetur i plagosur rëndë pas goditjes me një plumb në gojë një person i rastësishëm.38-vjeçari Altin Gjoni nga fshati Tale, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.Nga hetimet e policisë mësohet se kanë qenë dy persona që po lëviznin me një automjet tip "Audi" pa targa të cilët kanë qëlluar tre herë në drejtim të 23-vjeçarit sapo ka dalë nga një lokal.Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të vrasjes që tronditi Lezhën mbrëmjen e së dielës.Policia e Qarkut Lezhë ka vënë në dispozicion shumën prej 5 000 Euro  për çdo person që ka informacion mbi autorësinë e vrasjes së ndodhur në lagjen "Besëlidhja”Drejtoria e Policisë garanton anonimatin e plotë të informatorit dhe ka lënë një numër kontakti 0694106451 për këdo që mund të ndihmojë në gjetjen e autorëve.