Merkel "në krizë", mediat publikojnë foto të saj ndërsa shkonte në zyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2015, 14:17
Kundërshtimi që grekët i bënë masave shtrënguese të Trojkës Europiane natyrshëm nuk është mirëpritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel.Në rrjetet sociale janë publikuar disa foto të shkrepura mëngjesin e sotëm, ndërsa kancelarja mbërrinte në zyrë."Merkel në Krizë" kanë përdorur si titull disa të përditshme në Gjermani, duke komentuar se rezultati i referendumit grek e ka shqetësuar dhe e ka bërë të vuajë.


