MPJ çeke: Dy turistët viktima të krimit të organizuar,atje standard i ulët jetese
Ministria e Jashtme çeke ka reaguar për vrasjen e dy turistëve në fshatin Prekal të Shkodrës. Zëdhënësja e Ministrisë, Michaela Lagronová, ka bërë të ditur për mediat çeke hetimet që po zhvillohen në Shqipëri për ngjarjen e rëndë."Rasti është duke u hetuar si një krim, një burrë dhe një grua u vranë. U gjetën mbrëmë në makinën e tyre në veri të Shqipërisë pranë qytetit të Shkodrës, i cila tërheq shumë turistë"Zyrtarja e Ministrisë Jashtme çeke ka bërë të ditur se Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe janë nga zona perëndimore e Cekisë, dhe se familjarët e tyre janë njoftuar për ngjarjen.Ndërsa ambasadorja çeke në Tiranë Radka Calabkova ka thënë për mediat çeke se turistët ishin viktimë e një krimi të dhunshëm, ndërsa ka qetësuar të gjithë turistët e tjerë çekë për sigurinë në Shqipëri."Ky është një rast i izoluar. Policia shqiptare po heton çështjen dhe ne po marrin informacion gradual prej tyre".Për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i Agjensisë Turistike të Çekisë i cili thekson se ngjarja cënon imazhin e Shqipërisë.MPJ çeke: Situata e sigurisë në Shqipëri ne nivelet europianeNga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme çeke në faqen e saj zyrtare thekson se situata e sigurisë në Shqipëri në 10 vitet e fundit është përmirësuar në masë të madhe dhe është aktualisht në nivel evropian.Qytete të mëdha dhe rrugët kryesore të lidhin vendin me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë janë të sigurta, madje edhe gjatë natës.Por nga ana tjetër, Ministria e Jashtme porosit qytetarët e saj që vizitojnë vendin tonë të shmangin kalim e natës në tenda apo parkingje, jashtë kampit.Kujdes, sipas saj duhet të ushtrohet edhe kur lëvizin në zonat malore përgjatë kufirit me Kosovën dhe Malin e Zi."Edhe pse në kufirin Kosovë-Shqipëri përfundoi çminimi i territorit të minuar gjatë konfliktit në 1998-1999, Ministria ende rekomandon kujdes kur lëvizni në këtë fushë”.“Sipas informatave nga Ambasada e Çekisë në Tiranë, vizitorët dhe turistët u viktima të krimit të organizuar. Standardi i jetesës së një pjese të madhe të popullsisë është mjaft i ulët, është e këshillueshme për të ndjekur masat e zakonshme” thekson MPJ çeke.