Lazarat, arrestohet një tjetër person, tentoi të fshihte armët e autorëve

Një ditë pas gjetjes dhe sekuestrimit të arsenalit të armëve dhe municioneve në Lazarat, policia e Gjirokastrës ka bërë edhe arrestimin e fshehjes së tyre.Në pranga ka rënë Baki Gjini, 21 vjeç banues në Lazarat për përkrahje dhe ndihmë ndaj autorëve të sulmit ndaj policies mëngjesin e 24 qershorit, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij.Sipas bluve të Gjirokastrës, Gjini ka tentuar të fshehë në një vend më të sigurt armët e gjetura dje nga policia në një puset uji, që dyshohet se janë përdorur për të sulmuar policinë.“Armët dhe municionet janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia gjatë ditës së djeshme në Lazarat të fshehura në një pusetë uji nga autorët e sulmit me armë mbi policinë”, bën të ditur policia.Gjithashtu, Baki Gjini ka tentuar të fshehë Barjam Bocin, 22 vjeç, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër ndalimi si autor i dyshuar për ngjarjen.4 korrik 2015.Të premten policia gjeti dhe sekuestroi në një pusetë uji: 1 mitraloz te rëndë kundërajror 12.7 mm, me këmbalec, 1 mitraloz i rëndë 7.62 mm, model 54, me 1 trekëndësh mbështetës. 2 automatik kallashnikov , 4 karikatorë boshe dhe 2 me fishekë, 3 predha kundërtank. 2 mbushje të predhave kundërtank, 1 granat-hedhës, 1 kasetë metalike me 250 fishkë model 54, 1 shirit me 170 fishekë model 54, 1 shirit me 44 fishekë model 12.7, 1 arkë metalike me 50 fishekë model 54, kalibër 12.7, 1 arkë me 470 fishkë model 54, kalibër 7.62, 1 bidon 5 litërsh , si dhe 1 çantë lini me fishkë të ndryshëm.