Bregdeti i Velipojës, problem mungesa e plazheve publike dhe çmimet e larta

Velipoja mbetet një nga plazhet me të frekuentuara në vend për shkak të rërës kurative e ujit të pastër. Por edhe këtu problem mbetën hapësirat e plazheve publike dhe çmimi i lartë i atyre private. Ndërsa përballë kërkesave të pushuesve dhe shërbimeve që ofrohen, sërish ka diferenca.Shkodranët janë besnikët e përhershëm të këtyre brigjeve të Adriatikut në veri të vendit, por në rritje nga viti në vit ka ardhur edhe numri i pushuesve nga Kosova.Velipoja mbetet e preferuar për ujin e pastër dhe rërën kurative, ndërsa shërbimet përherë e më tepër po njohin përmirësime.Megjithatë edhe sivjet problemi më i madh mbeten hapësirat publike, që sërish vijojnë të mos respektohen. Duket se as vendimi i Këshillit të Ministrave për ndarjen 70 me 30% të këtyre hapësirave nuk ka gjetur zbatim.Këtë vit sfida për Velipojën është më e madhe, pasi pushteti vendor është thuajse inekzistent. Pas reformës territoriale Velipoja është pjesë e bashkisë Shkoder.Përballë kërkesave të pushuesve dhe shërbimeve që ofrohen, sërish ka diferenca, por në fund Velipoja mbetet një nga zonat më të frekuentuara të veriut që në kulmin e sezonit numri i pushuesve shkon mbi 120 mijë.