Merkel: Në Ballkanin Perëndimor do të ketë paqe, nëse ka perspektivë evropiane
Vetëm katër ditë para nisjes së turit Ballkanik, kancelarja Angela Merkel ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për prespektivën europiane të vendeve të rajoni.Përmes një videomesazhi të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë gjermane, Merkel thotë se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë. Lidhur me Shqipërinë, ajo vlerëson progresin, por thotë se ka ende shumë punë për të bërë. “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Dhe ne gjithashtu besojmë se kjo është mënyra e vetme për shuarjen e konflikteve mes vendeve të rajonit. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë me të cilat këto vende ende kanë, ka përparim. Duhet të kujtojmë se Kroacia dhe Sllovenia si vende të ish-Jugosllavisë janë tashmë anëtarë të Bashkimit Evropian. Kanë arritur mjaft sukses. Me Serbinë janë hapur disa kapituj, por janë ende në fillim të procesit të pranimit. Dhe në Shqipëri ka ende shumë për të bërë, por të paktën tani ata janë tashmë vend kandidat”.Në raportet me Shqipërisë dhe Serbisë, Merkel thotë se sheh dritë sikundër hije.“Ne shohim dritë dhe shohim dhe hije. Por në fund të fundit, ne patëm vizitë të një kryeministri të Shqipërisë për herë të parë në Serbi. Pra ka shpresë. Ne vitin e kaluar patëm Konferencën e Ballkanit Perëndimor që këtë vit do të zhvillohet në Austri. Shqipëria dhe Serbia janë duke punuar në mënyrë shumë aktive për objektivat e konferencës që synon avancimin e projekteve të infrastrukturës dhe propozon shkëmbimin e të rinjve”.Në mesazhin e saj, Merkel veçon se Berlini nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së dhe shton se Gjermania insiston vetëm tek plotësimi i kritereve ekzistues. Si një prej çështjeve kryesore ajo përcakton zbatimin e ligjit. Merkel ka njoftuar se në fund të muajit gusht, Gjermania do të thërrasë në një konferencë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku do të bëhet e qartë se Berlini do t’i mbështesë për një të ardhme të përbashkët.Me 8 korrik, Merkel do të zbarkojë në Tiranë në një vizitë katër orëshe. Në orën 18:00 të së mërkurës ajo do të lërë Shqipërinë, për të vijuar turin me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën