Ndotja akustike, monitorim i rreptë gjatë sezonit turistik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2015, 10:39
Të gjitha zonat turistke do të kenë një monitorim të rreptë gjatë sezonit turistik. Drejtori i Inspektoriatit mjedisor në Lezhë, Gjergj Elezi, thekson se duhet një bashkrendim i punës me të gjitha institucionet e shtetit për të patur një situatë normale dhe larg problemëve që ndikojne negativisht tek pushuesit.Jo vetëm zonat turistike por edhe në qytete mbetet problem ndotja akustike. Kryeinspektori Elezi bëri të ditur se monitorimi do të bëhet edhe në qytetePer të shmangur situata të tilla, Inspektoriati Mjedisor kërkon edhe bashkpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo rast abuziv si me ndotjen e ambjentit ashtu edhe me ndotjen akustike