Restaurimi i Pazarit të Vjetër, romët: Banesat u përkasin ish-pronarëve
13 familje rome kane dalë në protestë pasi u kërkohet të lënë banesat e tyre brenda ditës së hënë. Ky vendim është marrë nga Bashkia e Korçës, pasi duhet të bëhet restaurimi përfindimtar i godinave në zonën e pazarit të vjetër në këtë qytet.Restaurimi i pazarit te vjeter te Korçës, ka nxjerre në rrugë 13 familje rome. Me anë të një shkrese bashkia urdheron që brenda ditës së hënë të lënë banesat e tyre, ne te kundert do të nxiren forcerisht.Pjesëtaret e komunitetit rom e konsiderojne këtë vendim pa asnje baze ligjore pasi banesat ku ata strehohen u perkasin ish pronareve, ndërsa pretendojnë se kanë edhe statusin e të pastreheve.Në mbeshtetje te banorëve ka dale edhe Institucioni i Avokatit te Popullit, nje perfaqsues i te cilit ka mbeldhur firmat e familjeve qe dalin te pastreha, per ti kerkuar bashkise se Korces qe te gjeje nje zgjidhje per strehimin e rreth 90 banoreve.