Laboratori i produkteve ushqimore nuk ekziston me
Laboratori pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë mungon prej prej 1 viti pasi është shkurtuar personeli. Tashmë lezhjanëve që kërkojnë të garantojë sigurinë e produkteve duke kryer analizat, u duhet të udhetojë drejt një qyteti tjetër duke shpenzuar kohë dhe para.Laboratori pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë nuk ekziston më. Tashmë subjektet tregtare dhe ato të shërbimit duhet të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera për të garantuar sigurinë e produktëve të tyre.Drejtori i AKU-së në Lezhë, Lek Prendi shprehet se prej 1 viti është shkurtuar struktura e laboratorit, ndaj analizat e produktëve ushqimore kryhen në laboratoret e Shkodres, Durrësit apo Tiranes.Mungesa e laboratorit për kryerjen e analizave të produkteve ushqimore dhe blegtorale u vu në dukje vetëm kur u publikua nga një qytetar që nuk arriti të realizojë analizat që garantonin sigurinë e një pije alkoolike të prodhuar prej tij.