Vrasja e turistëve, ATA: Qeveria të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla

Shoqata Shqiptare e Turizmit(ATA) ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Dukagjin, ku humbën jetën dy turistë çekë.Përmes një njoftimi për mediat, ATA i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla që dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik.Vrasja e dy turistëve çekë vlerësohet si një ngjarje tronditëse dhe një nga më të rëndat për turizimin shqiptar ndër vite.Shoqata Shqipëtare e Turizmit u shpreh ngushëllimet familjarëve të çiftit çek që humben jeten duke vizituar vendin tone.