Greqia përgatitet për referendum,Tsipras: Votoni kundër “shantazhit”

Në Athinë ka nisur numërimi mbrapsht për mbajtjen e referendumit, por grekët vijojnë të jenë të ndarë pro dhe kundër reformave të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë.Apelet e fundit u dhanë në dy mitingje rivale, ku palës kundër të mbledhur ne sheshin “Sintagma” iu  bashkua edhe kryeministri i vendit Aleksis Tsipras.Ai bëri sërish thirrje për refuzim të propozimeve europiane, pasi sipas tij greket i zgjidhin vetë problemet e tyre dhe nuk i lënë në duart e të huajve.“Referendumi i së dielës do të përcaktojë fatin e Greqisë në  Europë, por me dinjitet. Ndaj thoni jo kërkesave shantazhuese dhe terrorizuese”, u shpreh kreu i radikalëve të majtë para turmës mbështetëse të tij.Kurse pala pro reformave ka bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë, me pankarta të cilat mbështesnin qëndrimin në Bashkimin Europian të vendit.Ndërkaq, gjatë gjithë ditës situata mes grupeve pro dhe kunder reformave ka qenë e tensionuar, ku ka degjeneruar në përleshje fizike.Policia ka ndërhyrë disa herë me gaz lotjesjellës për të frenuar dhunën dhe për të mbajtur protestuesit larg zyrave të Bashkimit Europian.Eurogrupi ka vendosur të rifillojë bisedimet me shtetin helen pas referendumit të së dielës por mbetet e vendosur në qëndrim, Greqia të shlyejë detyrimet ose të gjejë një zgjidhje tjetër, ku duket se opsioni më i mundshëm është dalja e Greqisë nga Zona Euro.20 30 40 ÁÈÇÍÁ - ÓÕÃÊÅÍÔÑÙÓÇ ÕÐÅÑ ÔÏÕ "Ï×É" ÓÔÏ ÄÇÌÏØÇÖÉÓÌÁ ÓÔÏ ÓÕÍÔÁÃÌÁ (EUROKINISSI/ÓÔÅËÉÏÓ ÓÔÅÖÁÍÏÕ) ÁÈÇÍÁ - ÓÕÃÊÅÍÔÑÙÓÇ ÕÐÅÑ ÔÏÕ "Ï×É" ÓÔÏ ÄÇÌÏØÇÖÉÓÌÁ ÓÔÏ ÓÕÍÔÁÃÌÁ (EUROKINISSI/ÓÔÅËÉÏÓ ÓÔÅÖÁÍÏÕ) ÁÈÇÍÁ - ÓÕÃÊÅÍÔÑÙÓÇ ÕÐÅÑ ÔÏÕ "Ï×É" ÓÔÏ ÄÇÌÏØÇÖÉÓÌÁ ÓÔÏ ÓÕÍÔÁÃÌÁ (EUROKINISSI/ÓÔÅËÉÏÓ ÓÔÅÖÁÍÏÕ) ÁÈÇÍÁ - ÅÍÔÁÓÇ ÓÔÏ ÓÕÍÔÁÃÌÁ ÌÅÔÁÎÕ ÁÓÔÕÍÏÌÉÁÓ ÊÁÉ ÁÍÔÉÅÎÏÕÓÉÁÓÔÙÍ (EUROKINISSI/ÓÔÅËÉÏÓ ÌÉÓÉÍÁÓ) ÁÈÇÍÁ - ÅÍÔÁÓÇ ÓÔÏ ÓÕÍÔÁÃÌÁ ÌÅÔÁÎÕ ÁÓÔÕÍÏÌÉÁÓ ÊÁÉ ÁÍÔÉÅÎÏÕÓÉÁÓÔÙÍ (EUROKINISSI/ÓÔÅËÉÏÓ ÌÉÓÉÍÁÓ) ÁÈÇÍÁ-''ÌÅÍÏÕÌÅ ÅÕÑÙÐÇ'' ÓÕÃÊÅÍÔÑÙÓÇ ÓÔÏ ÊÁËËÉÌÁÑÌÁÑÏ-ÄÇÌÏØÇÖÉÓÌÁ.(EUROKINISSI-ÊÏÍÔÁÑÉÍÇÓ ÃÉÙÑÃÏÓ)