Gjendet në një pusetë uji arsenali armëve që u përdor ndaj policisë

Gjendet dhe sekuestrohet nje  arsenal armësh ne Lazarat, i cili dyshohet se eshte                   përdorur në sulmin e datës 24 qershor mbi policinë dhe forcat RENEA.Përmes një njoftimi për mediat, policia e Gjirokastrës bën me dije se “pas nje pune profesionale duke perdorur edhe metodat proaktive ka zbuluar vendin ku autoret e sulmit mbi policine kane fshehur arsenalin e armeve”.Arsenali i armëve u gjet në afërsi të shkolles se mesme, rreth 50 metra larg vendit nga u sulmua policia, ne nje pusete uji.Blutë thonë se “brenda pusetes jane evidentuar arme te tenda e te lehta dhe municione luftarake”.Ndërkaq grupi hetimor ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punojnë per nxjerrjen, administrimin dhe perpunimin shkencor te armatimit te gjetur dhe perdorur nga banda kriminale në sulmin e dates 24.06.2015 ndaj policise ku u vra ne krye te detyres oficeri i RENEA- Ibrahim Basha dhe mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë.Aktualisht për  sulmin në Lazarat dhe vrasjen e efektivit Basha, dy të akuzuarit kryesorë janë vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, të cilën gjenden nën masën e sigurisë arrest me burg.E gjithe akuza është mbështetur në deshmite e dy të arrestuarve, Xhuliano Malo dhe Klodian Selimit të cilët kanë deklaruar se ditën e zgjedhjeve kanë parë të armatosur  ne Lazarat dy vellezerit Aliko.[caption id="attachment_541833" align="alignnone" width="640"] Në foto : Arsenali i armëve që u gjet në Lazarat dhe Ibrahim Basha i cili mbeti i vrarë[/caption][caption id="attachment_541823" align="alignnone" width="640"]lazarat arsenali i armeve Në foto : Arsenali i armëve që u gjet në Lazarat[/caption][caption id="attachment_541822" align="alignnone" width="640"]lazarat arsenali armeve Në foto : Arsenali i armëve që u gjet në Lazarat[/caption][caption id="attachment_541821" align="alignnone" width="640"]lazarat armet Në foto : Arsenali i armëve që u gjet në Lazarat[/caption][caption id="attachment_541819" align="alignnone" width="640"]lazarat 1 Në foto : Arsenali i armëve që u gjet në Lazarat[/caption]