Kancelarja e Gjermanisë 4 orë në Tiranë. Ja axhenda

Merkel do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 13:50 minuta  ku do të mirëpritet nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe zëvendësministrja e Jashtme  Odeta Barbullushi.Në 14:15 ajo do t’i drejtohet kryeministrisë, ku pas ceremonialit do të zhvillojë takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe në 15:30 zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.Axhenda e kancelares do të vijojë në 16:10 më takimin me  Presidentin e Republikës  Bujar Nishani.Dy do të jenë shtyllat e dosjes së Merkel ne Tiranë, ajo politike, ku në fokus do jetë mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe vazhdimi i projekteve të gjithë rajonit të Ballkanit, të cilat morën udhë në konfrencën e Berlinit.Shtylla e dytë, bashkëpunimi ekonomik.  Në orën 17:00 kancelarja Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet tek "Tirana Biznes Park", një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeminsitri Rama.  Aktualisht, Gjermania është donator i parë europian në Shqipëri.E gjtithë vizita e Merkel, do të shoqërohet me masa të forta sigurie. Burimet thanë se mbikqyra policore, do te jetë e të njëjtave nivele me atë të vizës së Atit të Shenjtë dhe kryeministrit serb në Shqipëri.Kancelarja Gjermane do të lërë Shqipërinë në orën 18.00Kjo është vizita e dytë e një kancelari gjerman, pas asaj të Gerhard Shrëdër në vitin 1999, që erdhi në Shqipëri për të takuar trupat gjermane të KFOR, që ishin stacionuar në vendin tonë, si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë.