Inspektimet e AMA, ndëshkohen 23 subjekte, në proçes 8 media të tjera

Autoriteti i Mediave Vizuale ka kryer një aksion të shtrirë në të gjithë teritorin e vendit duke ushtruar kontrolle në shërbimet mediatike audiovizive në fund të cilit ka ndëshkuar me sanksione 23 subjekte.Gjatë muajve të fundit AMA ka kryer 35 inspektime në kuadër të respektimit të detyrimeve ligjore dhe luftës kundër piraterisë dhe aktiviteteve të palicensuara.Nga kontrollet për 8 subjekte po vijon procedura administrative e shqyrtimit të kundravajtjeve.Aksioni i AMA-s do të vijojë intensivisht edhe në ditët në vijim, ku në fokus do të jetë ushtrimi i aktivitetit të palicensuar kur ka përfunduar afati i vlefshmërisë së saj, apo kur nuk është rinovuar autorizimi.AMA ka identifikuar edhe subjektet debitorë që nuk kanë shlyer në kohë pagesat e liçencës.