Karkaleci po shkatërron të mbjellat në Vlorë, fillon dezinsektimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2015, 11:40
Drejtoria e Bujqësisë së Vlorës ka nisur dizinfektimin kundër karkalecit.Ky insekt prej të paktën 5 ditësh është përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën e lumit të Vlorës, duke shkaktuar dëme të mëdha në bimë, pemë frutore dhe në fidanët e sapo mbjellë të cilat janë infektuar nga vezet e karkalecit.Drejtori i bujqësisë së Vlorës, Beqir Kashuri,i bën thirrje fermërëve të bashkëpunojnë për të përballuar situatën e rëndë.Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion helmet për të luftuar karkalecin, pasi janë mbi 100 ha tokë me të mbjella të infektuara nga karkaleci në të gjithë zonën e lumit të Vlorës.