Dukagjin, vritet me kallashnikov çifti i turistëve çekë, autopsia: U qëlluan pas koke. 30 mijë euro kush jep informacion
Ka përfunduar në tragjedi, udhëtimi i një çifti çek drejt pikës turistike të Thethit.Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, e premte 3 korrik në fshatin Prekal të Dukagjinit, ndërsa udhëtonin me një fuoristradë “ Nisan”me targa 4P89798.Sipas policisë informacioni është marra nëpërmjet një telefonate nga një shtetas, sipas të cilit në vendin e quajtur fshati Prekal komuna Postribe në rruge kryesore është një mjet me dy shtetas te huaj (Çek) një djalë dhe një vajzë të vrarë me armë zjarri automatik.Po sipas të njëjtave burime në automjet është gjetur një armë automatik , jashtë automjetit është gjetur një krehër rreth 30 m larg, 2 gezhoja rreth 10 m nga krehëri.Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se ka dyshime se një nga autorët e vrasjes mund të ketë qenë duke udhëtuar me viktimat. Në një deklaratë nga Shkodra Ardian Çipa dha versionin zyrtar të policisë, sipas të cilit ky person ka qëlluar mbi dy turistët.Përpara mjetit të dy turistëve çek ndodhej edhe një makinë tjetër, e cila dyshohet se ka pasur lidhje me personin që ndodhej me dy turistët çekë.Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, por ka shoqëruar 30 persona nga zona e Thethit, ndërsa ka shpallur në kërkim personin i cili ndodhej në makinë me turistët.Në drejtim të vendngjarjes shkuan edhe drejtorët e përgjithshëm të policisë Ardian Çipa dhe Altin Qato si dhe grupet e FNSH ku filloi krehja e gjithe zonës.Ora 13: 20 Mjekësia ligjore: Turistët janë vrarë me plumb pas kokeBurime nga mjekësia ligjore bëjnë të ditur se dy turistët çekë janë vrarë me plumb pas koke. Michael Svatos është qëlluar me dy plumba, ndërsa Anna Kosinova është qëlluar me një plumb pas koke.Ora 13:10 Policia: Turistët u qëlluan nga personi që ndodhej në makinë me turistëtGazetari Bepin Kolvataj informon se në një konferencë për shtyp nga Shkodra, zv/drejotri i Policisë Çipa ka thënë se dy turistët çekë janë ekzekuatuar nga personi që ndodhej brenda në makinë me turistët dhe me pas ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me breshëri autmatiku drejt makinës.Ora 12:50 Trupat e truistëve në morg, nuk jepen detaje për autopsinëDy turistët çekë ndodhen në morgun e Tiranës, ku i është bërë edhe autospia, por nuk është dhënë asnjë informacion për rezultatin e autospisë.Mësohet se në morgun e Tiranës janë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës çeke.Ndërsa nga ana e policisë po vijon ende hetimi për vrasjen e Michael Svatos dhe Anna Kosinova.Ora 12:00 Shpërblim 30 mijë euro kush jep informacion të saktë për autorëtNë lidhje me identifikimin e autorëve , Policia e Shtetit , ka vënë në dispozicion 30.000 Euro shpërblim , për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e kësaj ngjarje, duke garantuar anonimatin e plotë të atij personi që do japë informacion. Policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni : 0694103984"Hetimet drejtohen nga Prokurori z.Besnik Cani dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike. Grupi hetimor po vijon veprimet i kryesuar nga prokurori ku po vazhdon kqyrja e vendit të ngjarjes , e automjetit si dhe fiksimi i provave në vendngjarje. Policia e Shkodër , e mbështetur edhe nga grupe të FNSH , po vijon krehjen e zonës , ku aktualisht deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër rreth 30 persona të cilët po pyetën për rrethana të hetimit.Në lidhje me identifikimin e autorëve , Policia e Shtetit , vë në dispozicion 30.000 mijë Euro shpërblim , për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e kësaj ngjarje, duke garantuar anonimatin e plotë të atij personi që do japë informacion. Vihet në dispozicion ky numër telefoni : 0694103984Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e banorëve të zonës për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë."Ora 11:10 Dy turistët jetonin në një kampGazetari i Ora News Bepin Kolvataj në informon se dy turistët çek që u vranë në fshatin Prekal qëndronin në një kamp, dhe në momentin kur u vranë ishin duke u kthyer aty. Kampi ndodhej vetëm disa metra larg vendin ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë janë marrë në pyetje edhe turistët e tjerë që ndodheshin në kamp.Një nga pistat e hetimit eshte grabitjaGrupi hetimor i ngritur për ngjarjen bën me dije se bëhet fjalë për një grabitje.Sipas bluve çifti i turistëve janë grabitur, më pas qëlluar me kallashnikov.Për të fshehur gjurmët, grabitësit kanë hedhur në humnerë makinën nga 15 metra lartësi. Kjo ishte edhe arsyeja që fillimisht ngjarja e rëndë u raportua si aksident.Blutë mësohet se kanë gjetur në vendngjarje gëzhoja të automatikut, ndërkohë që edhe vetë banorët e zonës deklarojnë se kanë dëgjuar të shtëna, për të cilat kanë lajmëruar dhe policinë.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë.(Lajmi i përditësuar)
[caption id="attachment_542000" align="alignnone" width="669"]
Ne foto: Dy turistet ceke, dhe fotot e shkrepura nga Shqiperia[/caption][caption id="attachment_541944" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Vendi ku ka ndodhur ngjarja[/caption][caption id="attachment_541945" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Vendi ku ka ndodhur ngjarja[/caption][caption id="attachment_541946" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Vendi ku ka ndodhur ngjarja[/caption]