Takohen Ministrat e Financave të Shqipëri-Kosovë: Heqim barrierat mes nesh

Për herë të dytë në qytetin e Prizrenit është mbajtur takimi i ministrave të financave të dy shteteve shqiptare. Gjatë takimit janë diskutuar rezultatet e marrëveshjes së Marsit të këtij viti, kur janë dakorduar për heqjn e barrierave doganore mes dy vendeve. Ministri I financave të Kosovës Abdullah Hoti theksoi se roli i ministrive të financave është kyc për të siguruar unifikimi i tregjeve, ndërsa theksoi se janë kapërsyer shumë barriera.Abdullah Hoti: Jemi dakorduar për progresin që është arritur deri tani dhe jemi të kënaqur me punën që është bërë nga të dyja hapat e kufirit. Ne po ecim me hapa shumë të shpejtë dhe konkret drejt unifikimit të dy ekonomive.Mministri i Financave të Shqipqërisë Shkëlqim Cani, theksoi se grupet e interesit dhe bizneset tashmë presin që të eleminojnë kufirin mes dy vendeve.Shkëlqim Cani:  Që i gjithë publiku në Kosovë dhe Shqipëri, dhe grupet e interesit konkretisht biznesi pret nga ne që mos të ketë kufi ose të jemi një treg në ekonomi. Shqiptari i Kosovës apo i Shqipërisë ta ndjejë veten si në Kosovë edhe në Shqipëri njëlloj për nga aspekti fiskal.Dy drejtorët e doganave dhe grupet e punës kanë bërë një rezyme të punës që është bërë në terren nga muaji Mars deri më tani. ndërsa takimi i radhës mes dy ministrive të financave pritet të mbahet në muajin Shtator.