Meta: Do ketë një riorganizim nga e para në LSI-në e Pogradecit

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve te 21 qershorit prezantoi rezultatet dhe paralajmëroi ndryshime të thella në strukturat e partisë në zonat ku, siç tha, ai pati zhgënjime.Në raport me zgjedhjet vendore të 2011, Meta tha se LSI e ka dy fishuar rezultatin nga 140 mijë votues në 260 mijë, ndërsa nga zgjedhjet politike të 2013 ka arritur të shtojë rreth 80 mijë vota.Por përtej rezultateve pozitive, Ilir Meta, njoftoi vëmendje te shtuar në Bashkitë ku punët nuk i shkuan dhe aq mirë.Ilir Meta: "Do të diagnostikojmë të gjitha ato probleme që penguan LSI të arrijë performancën e duhur".Pogradeci, përben një rast të veçantë në analizë, sepse edhe rezultati ishte i tillë, i veçante dhe zhgënjyes.Ilir Meta: "Për Pogradecin nuk do fillojnë analiza, por me një riorganizim nga e para të gjithë LSI së Pogradecit. Është një rezultat që nuk mund ta pranojmë, një rezultat ku përgjegjësia është e shumë faktorëve, por në radhë të parë përgjegjëësinë do ta kërkojmë tek vetja jonë, nga strukturat tona atje, që na sollën një zhgënjim të madh në raport me qytetarët e Pogradecit. Në fillim të javës së ardhshme do të fillojmë këtë proces analizash në të gjithë vendin, duke filluar me një komitet të ri organizativ në LSI e Pogradecit".Meta rezervoi falenderime të veçante për voutuesit, aleatet e vegjël dhe PS.Ilir Meta: "Njëkohësisht dua të falënderoj të gjithë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, të gjithë ata që fituan kudo, por dua të falënderoj edhe ata të cilët nuk fituan, por na dhuruan një fushatë shumë të mirë dhe mjaft premtuese".Proçesi i analizës në LSI do të pasohet me vijimin e antarësimeve të reja.