Fuga për krizën greke: Jo tullë që të bie në kokë, mund të shfrytëzohet për mirë
Ndërsa i gjithë Ballkani por jo vetëm është nën ethet e krizës greke, profesor. Artan Fuga, vlerëson se nëse këto vende përfshirë dhe Shqipërinë do të dinë të hartojnë strategjira mund ta kthehejnë në favor të tyre.I ftuar në emisionin “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku, Fuga thotë se kriza duhet të shihet si një oportunitet dhe jo tullë që të bie pas kokës ndërsa ecën.Artan Fuga: “Nëse do të ketë një skenar, që do ishte skenar i padëshirueshëm, dalja nga zona euro dhe pastaj zhvillim e të tjera, mos harrojmë që Greqia mirë a keq simbolizon zemrën e kujtesës historike të Europës. Mos harrojmë se për një kohë shumë të gjatë, të paktën 20 vjet ka qenë zgjatimi i Europës në Ballkan dhe Ballkanin Perëndimor, çka do të thotë që ndikimi i saj ekonomik nuk është vetëm mbi Shqipërinë, është dhe mbi Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit. E tërë situata do të ristrukturohet dhe mundet që të ketë një krizë. Krizën unë nuk e konsideroj si një tullë që të bie në kokë. Kriza është një shkatërrim krijues. Edhe në këtë plan Shqipëria do të pozicionohet ndryshe. Nëse përpunon strategjira mund edhe të përfitojë, por unë nuk shoh akoma të përpunohen strategjira. Shqetësimi im ky është: Kriza nuk është një tullë që ti ecën dhe të bie në kokë. Kriza është një oportunitet i ri që nëse e kap dhe e rindërton aksionin tënd në planin gjeopolitik, politik, ekonomik, financiar, sigurisht që mund të përfitosh. Por nuk jam me mendimin që meqenëse ekonomia dhe turizimi grek mund të bjerë turistët francezë dhe gjermanë nuk do shkojnë në Greqi por do vijnë në Shqipëri.Jo nuk ndodh kështu. Mund të ikin krejtësisht nga rajoni. Kush e mat këtë? Matet kjo me sistemin sa likujditete apo sa para qarkullojnë në bankat shqiptare, nuk matet”.Edhe pse kreu i Financave dhe Guvernatori i BSH japin garanci për sitemin bankar, Fuga thotë se pasojat ekonomike dhe sociale në vendin tonë janë të pashmangshme.Këtë ai e lidh dhe me mundësinë e kthimit të një numri të konsiderueshëm të emigrantëve shqiptarë, çfarë do ishte një dramë sociale.Artan Fuga: “Ne duhet të përgatitemi për një ndikim në rritje dhe goxha të konsiderueshëm. Nuk e shikoj problemin nga pikëpamja financiare. Vërtet bankat në Shqipëri apo gjendja financiare na jep një lloj sigurie, por mos harrojmë se Shqipëria janë shqiptarët dhe shqiptarët nuk janë vetëm brenda territorit. Ekonomikisht, Shqipëria janë edhe ata emigrante atje që nëqoftëse do të ketë një bllokim të sistemit financiar grek çfarë do të bëjnë ata? Do kthehen? Nuk e besoj. Sepse nhjë pjesë e tyre që kanë familjen, kanë fëmijët nëpër shkolla, shtëpi etj. por janë një pjesë e emigrantëve që nuk i kanë këto. Punojnë atje në të zezë po nuk kanë integrim. Nëse këta kthehen këtu do të krijojnë probleme sociale shumë të mëdha.Çfarë do bëjë shteti shqiptar për t’i integruar dhe për tu krijuar mundësi që këta të mbijetojnë? Sigurisht që do të disbursojë fonde, çka do të thotë që buxheti publik do të ketë probleme të mëdha. Iku kjo, vjen problemi tjetër. Sido që të jenë shkëmbimet tregtare, Greqia është një treg për Shqipërinë.Çdo luhatje në treg atje sigurisht që do të reflektohet këtu. Kjo mund të sjellë problematika shumë serioze. Një tjetër faktor është minoriteti grek, që edhe ai ka prurje por që jeton brenda territorit të Shqipërisë. Nuk është ekonomia e Shqipërisë e matshme vetëm me sasinë e parave në qarkullim në mënyrë virtual apo reale brenda sistemit bankar. Një pjesë shumë e madhe e mekanizimit të funksionimit të shoqërisë shqiptare është jashtë sistemit bankar”.