Mbi 1500 rrënjë kanabis digjen në Gjirokastër, Përmet e Sarandë
Vazhdojnë operacionit antikanabis në jug të Vendit. Në Gjirokastër dhe Përmet janë asgjësuar 1471 bimë narkotike, për të cilat ëhstë arrestuar dy person dhe tre është shpallur në kërkim.350 rrënjë bimë narkotike u asgjësuan në fshatin Zenelaj në Gjirokastër dhe 21 bimë në fshatin Asim zeneli. Blutë e qytetit të gurtë arrestuan 61 vjecarin Vladimir Novi si kultivues i kanabisit në zenelaj në vendin e quajtur Korie, ndërsa u shpall në kërkim Pëllumb Danaj, 59 vjeç banues në fshatin "Asim Zenel".Në Përmet u asgjësuan me djegie 1100 rrënjë kanabis në fshatin Odrican, ku edhe u arrestua Përparim Bejko, 55 vjeç, banues në Durrës, ndërsa u shpallën në kërkim Bilke Zoto dhe Fatmir Zhupa.Ndërkohë në Sarandë, blutë asgjësuan115 rrënjë kanabis në afërsi të kishës në panaja në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar pa pronarë, ku lartësia e tyre arrinte deri në 190 cm.