Përurohet investimi gjerman 100 mln euro, pritet të punësojë 10 mijë persona

Tirana Business Park është godina më e madhe gjermane e pasurive të patundshme, me  investime direkte private në Shqipëri e vendosur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" me një sipërfaqe prej 22 hektarë. Zona e Zhvillimit te Projektit do të jetë e dedikuar për zyra, hapësira me pakicë, zona tregtare, dyqane dhe të tjerë.Tirana Business Park, projekti i cili ka kushtuar 100 milion euro  po zbatohet nga Grupi Gjerman Lindner dhe pritet të punësoje rreth 10 mijë persona."Puna jone eshte te krijojme nje komunitet biznesi si nje risi ketu ne vendin tuaj qe e  shikojme si nje nder vendet me perspektiven me te madhe per tu zhvilluar ne Ballkan, madje do perhapim fjalen edhe tek investitoret e tjere gjermane”.Në ceremoninë e inaugurimit ishin të ftuar kryeministri Edi Rama, Ambasadori gjerman Helmut Hoffman si dhe kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj.Për Kryeministrin ky investim është një burim i mirë për rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.Rama: Investimet gjermane nuk sjellin vetëm  para, vetëm punësim, nuk sjellin vetëm rritje ekonomike por sjellin një kulturë të të bërit biznes dhe një kulturë të të punarit që ne kemi shumë nevojë. Pa pasur iluzion se do bëhemi ndonjëherë gjerman, se këtë nuk e realizojmë dot. Ne jemi shqiptarë dhe do mbetemi shqiptare me të mirat dhe të këqijat, por duke u përpjekur të korrigjpjmë të metat me ndihmën e të bërit biznes nga kultura gjermane. Një fazë të re bashkëpunimi që në thelb ka vetëdijen e Europës, por në radhë të parë të Gjermanisë për të mbështetur një rajon ku pavarësisht ecurisë në procesin e integrimit, Europa nuk duhet ta harrojë që është një rajon europianës. Nëse ata jane BE ne jemi E, pra Europë, dhe rruga drejt B do të jetë e gjatë, por ndërkohë BE, dhe lidershipi i Gjermanisë duhet të mbështes Ballkanin që të bëhemi BE dhe mos ngelemi E”.Veliaj: “Nëse do të ketë ndërtime në Tiranë, unë besoj se ky lloj ndërtimi është lloji i investimeve që ne do të vazhdojmë të inkurajojmë”.Per Ambasadorin Hoffman, Tirana Business Park është investimi më i madh  që vjen nga Gjermania, pas atij të aeroportit "Nënë Tereza:Hoffman: "Tirana Biznes Park ka nje vendodhje te shkelqyer strategjike. Ky eshte investimi me i madh gjerman ne Shqiperi, eshte kontributi yne per zhvillimin e vendit tuaj".Deri në vitin 2022, do të ngrihen 17 ndërtesa, me një total sipërfaqe ndërtimi prej afersisht 176.500 m2 dhe 3600 hapësira parkimi.