Sot afati i fundit që Greqia t'i shlyejë 1.6 mld euro borxh kreditorëve

Sot në mesnatë përfundon afati që Greqia duhet t'i shlyejë borxhin prej 1.6 miliardë euro kreditorëve europianë. Kryeministri grek Aleksis Tsipras këroi shtyrjen e afatit, por nuk u pranua nga eurogrupi.Udhëheqësit e BE paralajmëruan të dielën se një refuzim i propozimeve të kreditorëve do të thotë largim të Greqisë nga zona euro.Ndërkohë kryeministri grek i ka bërë thirrje votuesve që të hedhin poshtë kërkesat e kreditorëve me anë të një referendum që do të mbahet më 5 korrik. Tsipras tha se një votë e qartë kundër masave shtrënguese do të ndihmojë Greqinë për të negociuar një zgjidhje më të mirë ndaj krizës. Në rast se ata do të votojnë pro, atëhere Tsipras tha se Syriza do të dorëhiqet.Bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj u ndërprenë javën e kaluar, duke çuar në mbylljen e  bankave greke.