Junker bën ofertën fundit për marrëveshje, Tsipras: Do ta shqyrtojmë

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, mësohet t'i ketë bërë kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, një ofertë të minutës së fundit për të siguruar marrëveshjen që do të shpëtonte vendin nga falimenti para skadimit të programit të shpëtimit, por ka pak gjasa që ky të pranojë.Sipas burimeve pranë Bashkimit Europian dhe qeverisë greke, oferta ka mbërritur në Athinë, sipas të cilës kërkohet që Tsipras të mbështesë votën "pro" programit të shpëtimit në referendumin e të dielës, dhe të kthejë përgjigje pozitive brenda mbledhjes urgjente të eurogrupit që pritet të mbahet në orët në vazhdim, ku në këmbim do të votohet për shtyerjen e programit ekzistues dhe ristrukturimin e borxhit grek.Por sipas burimeve nga Athina, kjo ofertë e minutës së fundit është quajtur sërish poshtëruese për Greqinë. Gjithësesi kryeministri Tsipras eshte shprehur se do ta shqyrtoje kerkesen e Junker.